15.8 C
Pec
E enjte, 10 Korrik, 2025

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Zyrtarët korrektues të Qendrës Korrektuese të Dubravës kanë parandaluar futjen e substancave të dyshuara narkotike brenda institucionit.

Shërbimit Korrektues të Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, përkatësisht në kabinën e kontrollit, te një vizitor në mënyrë të komufluar në trupin e tij janë zbuluar substanca të dyshuara narkotike.

“Si rezultat, vizita është anuluar dhe vizitori është ndaluar në sallën e vizitave”, thuhet në njotim.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia, të cilat kanë marrë në posedim substancën e dyshuar narkotike dhe kanë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë zbatimin e masave të rrepta të kontrollit, me qëllim parandalimin e çdo tentative për futje të paligjshme të materialeve të ndaluara brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...