Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar një tentim kontrabande në fshatin Mjak të Vitisë, ku kanë gjetur një kamion i cili kishte hyrë ilegalisht nga fshatin Tanushë i Maqedonisë së Veriut.
Në një komunikatë për media, Dogana njofton se personi i dyshuar kishte braktisur kamionin dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
“Mē datē 03.10.2024 rreth orës 11:40 nga njesia e lartcekur në fsh.Mjak -RKS është vërejtur një kamion ngjyrë e kalter pa rimorkio duke hyre ilegalisht nga fsh.Tanushë-RMV. I dyshuari kishte braktisur kamion duke ikur në drejtim të pa njohur”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Gjilan, kamioni është sekuestruar dhe është dërguar në terminalin doganor te Dheu i Bardhë./Njeshi/