Pesë ditët e ardhshme do të jenë me diell dhe vranësira të shpërndara. Kështu njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të hënën temperaturat maksimale do parashihet të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius, të martën 19-21, të mërkurën 17-19, të enjten 17-19 ndërkaq të premten 14-17, raporton Klankosova.tv.
Më poshtë njoftimi i plotë nga IHMK:
E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjett 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
E martë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.
E merkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende –vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes.
E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
E premte – Edhe dita e premte parashihet me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. /Njeshi/