Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i lindjes me shpejtësi prej 5-21 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 20°C. /MeteoKosova/Njeshi/