4.3 C
Pec
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Parashikimi i motit për vikend

Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, me depërtimin e masave më të ftohta arktike, shndërrohen në reshje dëbore.

Temperaturat nga 13C e 17C që arritën të premtën në mesditë, zbresin pranë 0C deri në mesnatë, ndërsa minimalet mëngjesin e së shtunës në -3C e -1C. Vransirat shpërndahen orëve të para të ditës së shtunë, mirëpo nga pjesë lindore mund të ketë zhvillime të vransirave lokale pasdite, e nuk përjashtohet mndësia të shoqërohen me ndonjë rrebesh të shkurtë bore.

Temperaturat maksimale shkojnë deri në 2C e 5C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriperëndimore 5-10m/s.

Mot stabil parashihet nga dita e diel, megjithëse më i ftohtë, me ngrica orëve të mëngjesit, ku temperaturat minimale mund të zbresin në -6C e -8C. Maksimalet gradualisht në rritje deri në 6C e 9C, deri të mërkurën. Dominojnë më shumë qetësitë, por herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...