10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Paratë false: Policia në gjashtë mujorin e 2023-tës ka trajtuar 486 raste

Një numër i madh i parave false, sidomos monedhave 2 euro janë vënë në qarkullim.

Si rezultat, qytetarëve i janë vështirësuar edhe pagesat.

Lidhur me këto raste, autoritetet po ndërmarrin aktivitetet e nevojshme për të parandaluar grupet kriminale që merren me këtë vepër.

Sot, Prokuroria Speciale e Kosovës ka udhëhequr një aksion ku janë arrestuar gjashtë persona, tre nga Kosova dhe tre nga Maqedonia e Veriut.

Në këtë aksion janë konfiskuar thasë me para, monedha dy euroshe në vlerë prej 85 mijë e 10 eurove.

Por, ky s’është i vetmi aksion që policia e ka zhvilluar kundër parave false.

Organet e rendit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti i ka iniciuar dhe trajtuar 486 raste.

Kështu në një përgjigje nga Zyra për Media e policisë.

Ndërkaq, gjatë vitit 2022, policia ka iniciuar 804 raste./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...