24.4 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Paria politike e Pejës e uroi Bashkësinë islame të qytetit

Bashkësia Islame e Pejës bëri të ditur se u vizitua nga Partitë politike në selinë e saj për Kurban Bajram.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetar dhe përfaqësues të partive politike në vend – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), si dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV) – kanë vizituar selinë e Bashkësisë Islame në Pejë.

Gjatë këtyre vizitave, përfaqësuesit e partive kanë përcjellë urimet e tyre për festën e Kurban Bajramit, duke shprehur respekt dhe konsideratë për rëndësinë shpirtërore dhe sociale që kjo festë ka për besimtarët myslimanë.

Nga ana e saj, kryetari Musli ef.Arifaj së bashku me stafin nga Bashkësia Islame në Pejë ka falënderuar për vizitat dhe ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së harmonisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në shërbim të qytetarëve.

Këto vizita janë bërë në frymën e respektit dhe bashkëjetesës, duke treguar përkushtimin e institucioneve dhe subjekteve politike për të qenë afër qytetarëve në ditë të shënuara./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...