Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar për një deklaratë të deputetit të Guxo, Nezir Kraki, i cili për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte deklaruar se “ka nisur të bindet se është kryetar i LDK-së”.
Guri tha se komike është t’i thuash Faton Pecit kryetar, ndërsa përmendi që partia e Krakit ka dy kryetarë.
“Tragjikomike madje mbase vetëm KOMIKE – është me i thënë Faton Pecit “kryetar”. Disa fjalë për “profesorin” e vetëshpallur, Krakin. Lumir Abdixhiku është kryetar i LDK-së, i zgjedhur me votë unanime pas një procesi zgjedhor që zgjati mbi 6 muaj, duke filluar nga nëndegët. Ti je në një parti që i ka dy kryetarë: Faton Pecin dhe Donika Gërvallën, komedi në vete. A ka më rëndë se kur të pyesin njerëzit kë e ke kryetar, me u përgjigj “Faton Pecin edhe Donika Gërvallën”?”, ka shkruar Guri./Njeshi/