16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Parlamenti Europian: Shqipëria drejt përmbylljes së negociatave deri në 2027

Parlamenti Europian ka miratuar raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, duke vlerësuar arritjet e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian.

Dokumenti, i hartuar nga eurodeputeti David McAllister, përgëzon përmbylljen me sukses të procesit të shqyrtimit (screening) dhe hapjen e kapitujve të parë të negociatave në vitin 2024.

Raporti thekson ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027, duke ftuar vendin të intensifikojë reformat në fushat kyçe, veçanërisht në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Parlamenti Europian përshëndet përkushtimin e Shqipërisë për reforma dhe vlerëson përputhjen e plotë me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë masat kundër Rusisë dhe Bjellorusisë,” thuhet në raport.

Një tjetër element kyç i dokumentit është mbështetja e qartë për institucionet e drejtësisë, në veçanti për SPAK-un, dhe paralajmërimi kundër çdo përpjekjeje për të cënuar pavarësinë e tyre.

“Theksohet rëndësia e një pluralizmi politik funksional dhe një opozite konkurruese. Kërkohet dialog konstruktiv mes mazhorancës dhe opozitës për të tejkaluar polarizimin politik dhe për të garantuar procese demokratike gjithëpërfshirëse,” theksohet më tej. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...