10.8 C
Pec
E hënë, 12 Maj, 2025

Parlamenti I Iranit klasifikon forcat e ushtrisë amerikane si terroriste

Agjensia e lajmeve ISNA, ka infromuar se parlamenti Iranian, e ka miratuar një ligjë në bazët të të cilit të gjitha forcat e ushtrisë amerikane I ka klasifikuar si terroriste.

Në votim kanë marrë pjesë 215 deputet nga të cilët 173 e kanë votuar këtë ligj .

Ky vendim është marrë pasi SHBA-të me datën 8 prill shpallën Gardën Revolucionare të Iranit, organizatë të huaj terroriste. Deri më tani vendimin e administratës amerikane e kanë mbështetur, Arabia Saudite, Bahrejni dhe Izraeli.

Tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit janë rritur ndjeshëm prejse presidenti amerikan, Donald Trump, e ka tërhequr SHBA-në nga një marrëveshje bërthamore me Iranin, vitin e kaluar, duke i rikthyer sanksionet ekonomike. Ndërsa të hënën SHBA-të kanë paralajmëruar vendet që do të blejnë naftë nga Irani, se do të përballën me skansione.

Loading…
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...