21.6 C
Pec
E hënë, 5 Qershor, 2023

Parlamenti suedez votoi pro anëtarësimit të vendit në NATO, pavarësisht bllokimit të Turqisë

Parlamenti suedez i dha “dritën jeshile” anëtarësimit të Suedisë në NATO, me një shumicë dërrmuese prej 269 votash pro kundrejt 37 kundër.

Megjithatë, vendimi nuk ka asnjë efekt thelbësor, pasi Turqia vazhdon të bllokojë procesin dhe Hungaria është vonuar.

“Të bëhesh anëtar i NATO-s është mënyra më e mirë për të mbrojtur sigurinë e Suedisë dhe për të kontribuar në sigurinë e të gjithë rajonit euroatlantik,” argumentoi ministri i jashtëm Tobias Billström, duke folur në parlament përpara votimit.

Turqia këmbëngul në “jo”

Tashmë Finlanda, e cila aplikoi për anëtarësim në të njëjtën kohë majin e kaluar, është në një pozicion më të favorshëm se Suedia për t’u anëtarësuar në NATO.

Hungaria do të ratifikojë anëtarësimin finlandez të hënën, ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan  i dha dritën jeshile Helsinkit javën e kaluar, me një votim parlamentar për ratifikimin e anëtarësimit finlandez që mund të bëhet përpara zgjedhjeve më 14 maj.

Trajtimi i Suedisë është i ndryshëm. Hungaria dhe kryeministri Viktor Orban nuk kanë caktuar një datë për votim, transmeton oranews.

Prandaj, Erdogan qëndron pranë refuzimit të tij për të lejuar që vendi të bëhet anëtari i 32-të i NATO-s.

Ankaraja akuzon Suedinë për strehimin e luftëtarëve “terroristë” kurdë dhe refuzimin e ekstradimit të njerëzve, një proces ku drejtësia suedeze e ka fjalën e fundit.

“Megjithëse ligji thotë “amendamenti i propozuar hyn në fuqi në datën e propozuar nga qeveria”, kjo do të thotë se data është caktuar nga Erdogan dhe Orban,” tha Hakan Sveneling, një deputet nga Partia e Majtë.

Vetëm partia e tij dhe ambientalistët e të Gjelbërve janë kundër anëtarësimit në NATO/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...