15.2 C
Pec
E shtunë, 25 Maj, 2024

Parlamenti ukrainas miraton Ligjin e ri për mobilizim

Parlamenti ukrainas ka miratuar ligjin për mobilizimin ushtarak që do të rrisë numrin e trupave, thanë dy ligjvënës, përderisa vendi po përballet me problemin e mbushjes së radhëve teksa po vazhdon pushtimi që Rusia nisi mbi dy vjet më parë.

Më 11 prill, për mobilizimin ushtarak votuan 283 ligjvënës në Parlamentin prej 450 anëtarësh, thanë ligjvënësit Yaroslav Zheleznyak dhe Oleksiy Honcharenko.

Një nen për çmobilizim të atyre që aktualisht po shërbejnë në forcat e armatosura është hequr nga ligji dhe kjo lëvizje pritet të shkaktojë zemërim në mesin e trupave ukrainase dhe familjarëve të tyre. Heqja e nenit për çmobilizim nga ligji u mbështet nga 227 ligjvënës.

Projektligji për mobilizim ishte miratuar në lexim të parë më 7 shkurt.

Më 2 prill, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një ligj duke ulur moshën e mobilizimit nga 27 në 25 vjeç.

Ukraina është në gjendje lufte që nga 24 shkurti i vitit 2022, ditën kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar në shkallë të gjerë të shtetit fqinj.

Ish-komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, deklaroi në shkurt se Ukrainës i duhen 500.000 rekrutë të rinj për të forcuar radhët./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...