10.2 C
Pec
E martë, 25 Mars, 2025

Partia e Ashkalinjëve për Integrim: Jemi të hapur për të bashkëpunuar me të gjitha partitë

Artan Asllani nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim ka thënë se janë të hapur për të bashkëpunuar me të gjitha partitë politike për formimin e Qeverisë.

Por, ai tha se partia fituese (LVV) i takon që fillimisht ta provojë e para formimin e Qeverisë.

Ai ka shtuar se çdo herë kanë qenë bashkëpunues dhe kanë përkhrahur të gjitha Qeveritë e kaluara.

“Rezultatet ka qenë shumë i ngushtë dhe kemi punuar shumë më ardh në këtë rezultat. Me rezultate jemi fitues, por jemi duke pritur certifikimin. Normal sic do herë partia e parë që ka marrë vota më shumë edhe me Kushtetutë i takon që më bë Qeverinë. Jemi të hapur me të gjitha partitë politike, por hera e parë më provu me formu Qeverinë i takon LVV-së… Nuk kemi parti që nuk hymë në koalicion pasi që komunitete kanë qenë çdo herë pjesë e pozitës dhe kemi përkrahur çdo herë çdo qeveri”, ka deklaruar ai për teve1./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...