15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Partia pro serbe në Mal të Zi, mbështet shefen e delegacionit malazez të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Këshilli Qendror i Partisë Popullore Demokratike në Mal të Zi i ka dhënë mbështetje Maja Vukiçeviqit, shefe e delegacionit malazez në Kuvendin e Parlamentit të Këshillit të Evropës, për të votuar kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Me propozimin e kryetarit të kësaj partie, Milan Knezheviq, Këshilli Qendror ka zgjedhur në mënyrë unanime zgjodhi Maja Vukiçeviqin dhe Milun Zogoviqin për nënkryetarë të partisë, thuhet në njoftimin e asaj partie, transmeton portali malazez “CDM”.

Në takimin e Këshillit Qendror të kësaj partie pro-serbe u theksua se parlamentar Partia Popullore Demokratike kontribuoi në afirmimin dhe stabilitetin e shumicës parlamentare përmes aktiviteteve të deritanishme në Kuvend, me shpresën se kriza aktuale në Qeveri do të tejkalohet dhe se do të arrihet rindërtimi i dakorduar i Qeverisë para qershorit.

“Në seancë u shpreh përkrahja e plotë për nënkryetaren Maja Vukiçeviq, kryetare e delegacionit malazez në Asamblenë e Parlamentit të Këshillit të Evropës, që të votojë kundër pranimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftim.

Seanca e Parlamentit të Këshillit të Evropës, ku do të votohet lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë do të mbahet më 27 mars.

Dora Bakoyannis, raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka deklaruar se do të rekomandojë mbikëqyrjen e Kosovës nga Këshilli i Evropës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...