1.6 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Partneriteti Gjermani-Kosovë në energjetikë, takohen Rizvanolli dhe Lührmann

Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli e shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është pritur në takim nga Anna Lührmann, Ministre gjermane e shtetit për Evropë dhe Klimë.

Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli i ka prezantuar Ministres gjermane Lührmann “Pakon investive të Kosovës për energji 2023 – 2025”, e cila parasheh ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese e akumuluese prej 950 megavatë përmes skemave konkurruese. Tutje, ministret kanë diskutuar mbi hapat e ardhshëm për Partneritetin Klimatik mes Gjermanisë dhe Kosovës.

Ministrja Lührmann ka përgëzuar Ministren Rizvanolli për punën e bërë në Pakon Investive, e cila ofron mundësi tërheqëse investimi për kompanitë gjermane të sektorit të energjisë, duke filluar me ankandin e parë solar 100 megavatësh të Republikës së Kosovës.

Ministrja Rizvanolli ka njoftuar që këto projekte konkrete mbështeten edhe nga puna e bërë në legjislacion, siç është rasti me Ligjin e Parë për Burime të Ripërtërishme të Energjisë, i cili është miratuar në Qeveri, e përmirëson edhe më tej ambientin për investime në Kosovë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...