3.8 C
Pec
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Partneriteti me UNICEF-in: Devolli Corporation mbështet fëmijët

Partneritetit të Devolli Corporation me UNICEF-in ia pa hairin Bresana të hënën.

Në këtë fshat të Dragashit u përuruan dy qendra me bazë në komunitet të edukimit në fëmijëri të hershme.

Falë tyre, më shumë se 60 fëmijë të moshave 3 dhe 4 vjeç do të kenë qasje në mundësitë inovative për edukimin e hershëm, për çka e para e UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman, çmoi e falënderoi ndihmën dhe kontributin e partnerit të këtij projekti, “Devolli Corporation”, aksionari i të cilës, Shkëlqim Devolli ishte i pranishëm në këtë ngjarje, të hënën.

“Kemi partnerët tanë nga sektori privat që janë ‘Devolli Corporation’, e që në mënyrë bujare e kanë mbështetur UNICEF-in në përparimin e agjendës për zhvillimin në fëmijerinë e hershme”, ka thënë Zicherman.

Nga ky program që mbështet edhe edukatoret të cilat do të marrin trajnime të specializuara për të promovuar zhvillimin socio-emocional të fëmijëve, janë të kënaqur edhe te Devolli Corporation.

“Më këtë donacion besoj që është arritur një qëllim që edhe gratë, duke pasur ku t`i lënë në një kujdes cilësor e profesional fëmijët e tyre, të krijohet hapësirë që edhe ato të mund të angazhohen në tregun e punës, por edhe fëmijët ata për të cilët ne i bëjmë të gjitha dhe besojmë se duhet ta çojmë përpara si shoqëri e si shtet, t`i gëzojnë më të mirat e punës sonë”, deklaroi gazetari Adriatik Kelmendi.

Mirënjohës është edhe kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, që edhe u bëri thirrje prindërve t`i sjellin fëmijët në këto qendra.

“Devolli Corporation” ka ofruar edhe 300 dyshekë për fëmijë për Qendrat e Edukimit të Hershëm në katër komuna, prej të cilave 120 u dhuruan në Dragash, e pjesa tjetër nëpër qendrat në Lipjan e Gjilan që u shpërndanë gjatë ditëve të fundit.

U tha se ky donacion, që e dëshmon partneritetin e “Devolli Corporation” me UNICEF dhe komuna, do të ndihmojë në zbatimin e aktiviteteve të ndryshme në programin mësimor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...