12.7 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Partneriteti strategjik i Universitetit “Haxhi Zeka”, me Komunën e Pejës dhe industrinë, drejt finalizimit sipas modelit ndërveprues “Triple Helix”, funksionalizimi i inkubatorëve të biznesit

shkruan: Prof.Dr. Armand Krasniqi – Rektor i Universitetit ‘Haxhi Zeka’-Pejë

Ekskluzivisht në bazë të modeleve që zhvillojnë universitetet evropiane të shekullit XXI, për kontribut shumë dimensional në shkencë, shoqëri e biznes, Universiteti “Haxhi Zeka”, ne mirëkuptim, partneritet dhe ndihmë të komunave e rajonit të Dukagjinit, Organizatave Joqeveritare dhe të Industrisë, me mendësi dhe veprim strategjik, gradualisht po angazhohen e po veprojnë në partneritet për të fuqizuar aktivitetet për zhvillim ekonomik dhe punësimit në përgjithësi në bazë të modelit të “Triple Helix”.

Modeli i Heliks-it të trefishtë (Triple Helix) është një koncept që shpjegon ndërveprimin midis universitetit, industrisë dhe qeverisë për të nxitur inovacionin dhe zhvillimin ekonomik. Në këtë dimension, në funksion të realizimit të misionit të tretë universitar dhe në bazë të zbatimit të objektivave të dala nga konferenca e parë për zhvillimin rajonal në rajonin e Dukagjinit + Malisheva, e organizuar në shtator të vitit 2023, rezultatet e para kanë filluar të jenë të dukshme e të prekshme.

Materializimi i këtij modeli, duke u përfshirë tani me zotim e ndihmë për kontribut edhe Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës, po rezulton me pritshmëri të lartë për sukses. Edhe pse plani për ndërlidhjen e universitetit, industrisë dhe komunës në fushën e inkubatorëve të  biznesit është në fazat e para të zbatimit, së shpejti pritet që pikërisht në hapësirat universitare të krijohet një ekosistem i fortë që rrit shanset e suksesit për ndërmarrjet e reja për kontribut në zhvillimin ekonomik jo vetëm të rajonit të Dukagjinit. Edhe pse në kuadër të hartimit formal të këtij projekti roli i komunës së Pejës është thelbësor, duhet theksuar se ndikimi dhe zbatimi i aktiviteteve të kësaj qendre do të përfshijë të gjitha komunat e rajonit të Dukagjinit, industritë e kësaj treve dhe pa përjashtim organizatat e shoqërisë civile.

Për lexuesit, qytetarët, studentë aktualë dhe ata të ardhshëm të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e programeve që ofrohen në Universitetin “Haxhi Zeka”, duhet të jenë të informuar se, ne mesin e shumë risive që ofron ky institucion i lartë akademik e shkencor, me orientim drejt koncepteve ndërmarrëse, çështja e ndërlidhjes me ekonominë, punësimin, ndërmarrësinë, inovacionin, etj, janë të karakterit jetik dhe ekzistencial.

Prandaj, Universiteti “Haxhi Zeka” së bashku e në partneritet strategjik me komunat, Ministritë përkatëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës,  industrinë, shoqërinë civile dhe mbi të gjitha më rininë e këtij vendi po zhvillohet drejt koncepteve të qarta të kompozuara në triadë bashkëpunimi.

Inovacioni dhe Transferimi i Teknologjisë: Universiteti “Haxhi Zeka”  me shpejtësi ështe duke u transformuar në një qendr të njohurive dhe inovacionit, me ritëm të shtuar në sferën e zhvillimit të kërkimeve për të identifikuar potencialin e lartë komercial që ka rajoni ynë. Në këtë segment Industria, nga ana tjetër, shihet si mundësi e artë që ofron një perspektivë praktike mbi këto inovacione mund të zbatohen në treg. Kjo ndërlidhje siguron një rrugë për transferimin e teknologjisë nga universiteti në praktikën e biznesit, duke lehtësuar komercializimin e inovacionev dhe mbi të gjitha përgatitjen e studentëve.

Burimet dhe Financimi: Personali i Universitetit “Haxhi Zeka” është i vetëdijshëm se industria mund të ofrojë financime dhe burime për inkubatorët, duke ndihmuar në mbështetjen e prototipave, testeve dhe zhvillimit të produktit. Nga ky kontekst Komunat mund të ofrojnë lehtësime administrative, subvencione, ose qasje në infrastrukturë, të cilat mund të ulin kostot e nisjes dhe operimit të një biznesi të ri.

Rrjeti dhe mentorimi: Personeli i Universitetit “Haxhi Zeks” është i bindur se qasja në një rrjet të gjerë të profesionistëve dhe ekspertëve nga të tria sektorët ofron mentorim të çmuar për ndërmarrësve të rinj. Ky mentorim mund të përfshijë ndihmë në strategjinë e biznesit, menaxhimin, marketingun, dhe sfidat teknike.

Krijimi i vendeve të punës dhe zhvillimi i aftësive: Inkubatorët e biznesit promovojnë krijimin e vendeve të punës dhe ofrojnë një platformë për zhvillimin e aftësive të reja në tregun e punës. Universiteti “Haxhi Zeka” ofron programe arsimore që janë të përshtatura për nevojat e industrisë, ndërsa komunat përfitojnë nga rritja e punësimit dhe përmirësimi i ekonomisë lokale.

Politikat dhe mbështetja rregullative: Komunat do të luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi të favorshëm rregullativ dhe politik për zhvillimin e bizneseve të reja. Pjesëmarrja e universitetit do të sigurojë të dhëna dhe ekspertizë me besueshmëri të lartë që ndihmojnë në formimin e këtyre politikave për të mbështetur inovacionin dhe ndërmarrësi.

Sjellja e produkteve në treg: Ndërlidhja me industrinë do të ndihmojë bizneset e reja të kalojnë nga faza e ideve dhe prototipeve në prodhimin masiv dhe qasjen në tregje më të gjerë. Kjo përfshin ndihmën në aspekte si zinxhiri i furnizimit, marketingu dhe shitjet.

Pra, ky bashkëpunim trepalësh (universitet, industri, dhe komunë) është jetik për të krijuar një mjedis të shëndetshëm për sipërmarrjen, të cilin e karakterizojnë inovacioni, qasje në kapital, rrjete të forta dhe një klimë mbështetëse rregullatore. Ky model mund të shërbejë si një motor për rritjen ekonomike dhe për të nxitur ndërmarrjet inovative në një rajon./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...