16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Pas 1 majit, një bukë në Pejë do të kushtojë 80 centë

Pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për shtrenjtimin e energjisë elektrike nga një maji, për 16.1% një numër biznesesh në Kosovë vetëm se kanë nisur që të rrisin çmimet e produkteve.

Pronari i një furre buke në Pejë, Sejd Shatri thotë se disa nga furrat e bukës në këtë komunë veçse kanë nisur që një bukë ta shesin për 80 centë.

“Për momentin është 60 centë, do të shkojë deri në 80 centë, në disa vende të tjera është shtrenjtuar, por te na tash pritet prej një majit”, tha Shatri për RTV21.

Në anën tjetër qytetarët thonë se shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe shtrenjtimet e tjera zinxhirore, po e vështirësojnë jetën e tyre.

“Është çmim jashtëzakonisht i lartë, kur është produkt elementar i qytetarëve edhe për këtë duhet të ketë edhe reagime edhe qytetare”, tha një qytetar. “Se nuk është në rregull o burr rritja e çmimeve, stagnimi i pagave, stagnimi i zhvillimit ekonomik, çdo gjë stagnim edhe rritja e çmimeve është katastrofë për popullatën”, theksoi një qytetar tjetër./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...