Politikës austriake iu deshtën 155 ditë negociata për të formuar qeverinë e re.
Partia e dytë sipas rezultatit të zgjedhjeve të 29 shtatorit, partia popullore (ÖVP) mori mandatin për të formuar qeverinë në një koalicion të përbashkët me partinë Socialiste(SPÖ) dhe partinë e katërt me radhë NEOS, duke lënë përfundimisht jashtë qeverisë, partinë fituese zgjedhjeve, partinë e ekstremit të djathtë FPÖ.
Zyrtarizimi i qeverisë se re pritet të bëhet sot në orën 11:00 nga presidenti austriak, Alexander Van der Bellen.
Koalicioni qeveritar prej tri partive do të këtë 14 ministri dhe 7 sekretariate. Pesë ministri do të udhëheq partia ÖVP, pesë të tjera SPÖ, dhe 2 ministri partia Neos.
Christian Stocker, kryetar aktual i ÖVP-së do të betohet si Kancelar, i ndjekur nga Andreas Babler (SPÖ) si Zëvendës Kancelar dhe Ministër për Artin, Kulturën, Shërbimin Publik dhe Sportin. Kryetarja i Neos, Beate Meinl-Reisinger është e treta në radhë që betohet si Ministre e Jashtme, raporton albinfo. /Njeshi/