3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Pas 26 tetorit Kurti nuk ka kërkuar diskutime shtesë për Asociacionin e as nuk ka çuar më komente në Bruksel

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ekskluzivisht për GE  ka konfirmuar se pas dorëzimit të Draftit të Asociacionit, kanë pranuar disa komente fillestare nga Kosova, të cilave ai thotë se BE iu është përgjigjur me shkrim. Megjithatë, Stano ka thënë se pas takimit të 26 tetorit të vitit 2023, kur kryeministri Albin Kurti ka thënë se e pranon Draftin e Asocaicionit me kushtin për nënshkrim nga vetë ai dhe presidenti serb Vuçiq, Kosova s’ka kërkuar diskutime shtesë e as s’ka dhënë komente shtesë për çështjen e Draftit të Asociacionit.

Ai në përgjigjen me shkrim  ka thënë se Drafti është përgatitur duke respektuar vijat e kuqe të Kosovës dhe është miratuar nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Drafti është përgatitur duke respektuar vijat e kuqe të Kosovës dhe është miratuar nga 27 shtetet anëtare të BE-së dhe SHBA-ja. BE ka pranuar disa komente fillestare nga Kosova të cilave BE u është përgjigjur me shkrim. Sidoqoftë, pas takimit të 26 tetorit 2023 përgjatë të cilit kryeministri Kurti pranoi Draftin nën kushtin që të nënshkruhet nga ai dhe presidenti Vucic, s’është kërkuar diskutim shtesë për këtë çështje nga Kosova dhe Kosova s’ka dhënë komente shtesë”, ka thënë Stano.

Zëdhënësi i BE-së ka thënë se themelimi i Asociacionit është një obligim i kamotshëm i Kosovës dhe se Drafti i BE-së i përgatitur nga BE, SHBA dhe ekspertë të njohur ndërkombëtar ka ardhur pasi Kosova ka dështuar që të përmbush obligimin e saj edhe përkundër thirrjeve të shumta të BE-së dhe shteteve anëtare për ta bërë këtë.

“Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është një obligim i kamotshëm i Kosovës nën ligjin ndërkombëtar. Draft Statuti Evropian është përgatitur nga BE bashkë me SHBA, me pjesëmarrje aktive të ekspertëve ligjorë të njohur ndërkombëtarisht, pas dështimit të Kosovës që të përmbush obligimin e vetë për të prezantuar Draftin nga ana e saj, pavarësisht thirrjeve të shumta të BE-së dhe shteteve të saj anëtare”, ka përfunduar Stano.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej kohësh janë duke bërë thirrje që Kosova ta procedoj për në Gjykatë Kushtetuese Draftin e Asociacionit. Megjithatë ende s’ka ndonjë veprim konkret nga Qeveria e Kosovës për ta nisur një proces të tillë/Njeshi&GE/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...