Hit-këngëtari i njohur shqiptar nga Peja, Ramadan Krasniqi – Dani, pas 50 viteve karrierë të plotë, me mijëra prezantime, dhjetëra albume e qindra hite, në mesin e të cilave edhe 4 këngë kushtuar vendlindjes së tij Pejës, ka ardhur me një ndryshim të madh, duke vendosur ti këndoj Prishtinës.
‘Prishtinë’ titullohet kënga e re e sapo nxjerrë në treg nga Produksioni ‘Emra’, të cilën Dani i hiteve ja dedikon kryeqytetit të Kosovës.
Kompozuar nga miku dhe bashkëpunëtori i tij prej vitesh, kompozitori i njohur Afrim Macula, me motiv të temës nga Valeriana Macula ndërsa me tekst shkrues Fatmir Mujen, Dani ka sjellur këngën që pritet të prek majat e hiteve 2024, me dedikim Prishtinës.
Ngjarja e tekstit trajton dashurinë e humbur dhe ri-fituar në Prishtinë, ndërsaqë ritmikisht dhe melodikisht kënga është një trajtë e bukur të cilës zëri i Danit i shton fuqi, i jap shumë energji dhe pozitivitet.
Padyshim se përcaktimi i këngëtarit për ti kënduar një qyteti tjetër pos Pejës së tij, pas kaq shumë vitesh, ka zgjuar vëmendjen e adhuresve të Danit kudo ku janë. /RADIO 1/