11.7 C
Pec
E shtunë, 2 Dhjetor, 2023

Pas alarmit amerikan, haset në autokolonën ushtarke serbe që shkon nga Vranja drejt Nishit

Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe, raportojnë se sot kanë hasur në një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, e cila ka qenë duke lëvizur nga Vranja në drejtim të Nishit.

Kjo lëvizje e trupave serbe është hasur pak orë pas alarmeve të ngritura nga Washingtoni dhe Brukseli për shtim të madh të forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

REL shkruan se kolona e forcave serbe është hasur në qytetin e Predejanit që ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikë kalimi në Merdare.

Kolona me veturat e ushtrisë serbe, siç thekson reporteri i REL, rreth mesditës ka qenë duke lëvizur nga jugu në veri të Serbisë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...