17.4 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Pas disa muajsh në arrati, kapet i dyshuari që shtiu me armë gjatë një gare për përleshjen e qenve në Pejë

Me urdhër të prokurorit, E.G., është arrestuar dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Ndaj të njëjtit, do të kërkohet edhe paraburgim.

Këto informacione, i dha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Me vendim te prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Gjitashtu, ndaj të pandehurit prokurori i shtetit është duke parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale “Vrasje në tentativë”, tha Nikçi.

E.G., dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një organizim të garës për përleshjen e qenve, paraprakisht aty kishte pasur konflikt fizik.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...