31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Pas grabitjes dhe të shtënave me armë në Tophane, policia arreston një person – i konfiskohet edhe vetura

Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje të armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 15:15 në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me armë zjarri AK-47.

Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, policia thotë se në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri.

“Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje, kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë personin dyshuar i cili është i lënduar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të njëjtit për shkak të lëndimeve ( dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.

Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar :
-veturën e të dyshuarit, si dhe,
-një armë automatike, të tipit AK-47.

“Ndërkaq hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes”, përfundon njoftimi i policisë./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...