4.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Pas Hezbollahut, edhe Hamasi thotë se është gati për armëpushim në Gaza

Hamasi është gati të arrijë një armëpushim në Gaza, tha një zyrtar i lartë i grupit të rezistencës palestineze, duke përshëndetur armëpushimin që u arrit në Liban.

“Ne kemi informuar ndërmjetësuesit në Egjipt, Katar dhe Turqi se Hamasi është gati për një marrëveshje armëpushimi dhe një marrëveshje serioze për shkëmbimin e të burgosurve”, citohet të ketë thënë zyrtari për AFP.

Megjithatë, ai ka akuzuar Izraelin për pengim të një marrëveshjeje.

Deklarata e tij vjen pasi kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun, duke i dhënë fund “përplasjeve” ndërkufitare për më shumë se një vit me Hezbollahun dhe muajve të tërë të një lufte në shkallë të gjerë që ka vrarë mijëra njerëz.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte tri arsye kryesore që ai dëshironte armëpushimin: “përqendrimi në kërcënimin iranian”, për t’u dhënë frymë trupave izraelite dhe për të rritur presionin ndaj Hamasit.

Netanyahu thuhet se ka biseduar me presidentin amerikan Joe Biden dhe e falënderoi për përfshirjen e tij në marrëveshje.

Ndërkohë duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden paraqiti disa detaje të marrëveshjes dhe falënderoi presidentin Emmanuel Macron të Francës, i cili gjithashtu ndihmoi në ndërmjetësimin për arritjen e marrëveshjes. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...