20.1 C
Pec
E enjte, 28 Shtator, 2023

Pas kërcënimeve të Dodikut lidhur me përfaqësuesin e lartë Schmidt, reagon ambasada amerikane në Bosnje e Hercegovinë

Nga ambasada amerikane në Bosnje e Hercegovinë ka shkruar në X, pas deklaratave të Millorad Dodikut nuk do ta lejoj përfaqësuesin e lartë Christian Schmidt në Republika Srpska.

“Kërcënimi i Millorad Dodikut se do t’ia ndalojë përfaqësuesit të lartë hyrjen në Republika Srpska, dhe t’i kufizojë lirinë e lëvizjes është një akt kundër kushtetues”, u tha nga ambasada amerikane në BeH.

Kjo sipas Shteteve të Bashkuara paraqet sulm të qëllimshëm të Dodikut ndaj marrëveshjes për paqe të Dejtonit, rendit kushtetues dhe shtetit të BeH.

Përfaqësuesi i lartë është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të aspekteve civile të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, e cila i detyron zyrtarët të bashkëpunojnë me të dhe gëzon status diplomatik në të gjithë BeH sipas Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike.

“Kërcënimet e pamatura dhe pretendimet qesharake të Dodikut për statusin dhe kompetencat e përfaqësuesit të lartë janë të papranueshme dhe përfaqësojnë një hap tjetër në rrugën e rrezikshme që ai ka zgjedhur – rrugën e izolimit”, thanë nga ambasada amerikane.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Përfaqësuesin e Lartë dhe përdorimin e kompetencave të Bonit kur është e nevojshme, dhe do të vazhdojnë të mbajnë përgjegjës ata individë që përfshihen në sjellje anti-Dayton”, tha Ambasada e SHBA në./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...