Pas një sëmundjeje të shkurtër sot në Gjakovë ndërroi jetë në moshën 63 vjeccare ish futbollisti i “Vëllaznimit” dhe i Klubit futbollistik “Gjakova”,Gëzim Hadri. Ai i takoi njërës prej gjeneratave më të suksesshme të Vëllaznimit me të cilin luajti edhe në Ligën e dytë të ish Jugosllavisë, së bashku Genc Hoxhën,Ali Shehun e të tjerë.
Pas karrierës së begatshme si futbollist, Gëzim Hadri, u bë njëri prej gjyqtarëve më të mirë. Ai ndau drejtësinë gjatë mëvetësimit të garave në Kosovë dhe pas luftës në Superligën e Kosovës.
Varrimi i të ndjerit do të bëhët nesër me 7 mars, në varrezat e qytetit në Gjakovë .
]]>