21 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Pas reshjeve të mbrëmshme, Peja sot i rikthehet qetësisë

Pas reshjeve të dendura që goditën qytetin e Pejës mbrëmjen e kaluar, duke shkaktuar pothuajse vërshime në disa pjesë, sot situata meteorologjike është qetësuar ndjeshëm.

Qyteti është zgjuar nën një mot të kthjellët dhe më të qëndrueshëm, ndërsa temperaturat gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.

Autoritetet lokale nuk kanë raportuar për dëme të mëdha, ndërsa ekipet emergjente qëndruan në gatishmëri gjatë natës për të menaxhuar çdo situatë të mundshme.

Sipas parashikimeve, moti i qëndrueshëm pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke sjellë lehtësim për banorët dhe vizitorët e Pejës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...