13.8 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Pas takimeve me liderët e opozitës, Lajçak takon komandantin e KFOR-it

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që dy ditë është duke qëndruar në Prishtinë.

Ai dje i ka zhvilluar takimet e para me kretët e shtetit, ndërsa sot pasditen ua ka kushtuar liderëve opozitarë.

Pas tyre Lajçak ka takuar edhe komandantin e KFOR-it, shefin e EULEX-it, të UNMIK-ut dheatë të OSBE-së në zyrat e misionit të NATO-s në Kosovë.

Siç bën të ditur KFOR, komandanti i tij, Angelo michele Ristuçia, e informoi zyrtarin e BE-së për aktivitetet e KFOR-it.

“KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka aftësi dhe personel për të vazhduar zbatimin e mandatit të OKB-së plotësisht dhe në baza ditore, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kjo i kontribuon sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Ndërsa me ambasadorët Michael Davenport (OSBE), Lars-Gunnar Wigemark (EULEX) dhe Caroline Ziadeh (UNMIK), thuhet se diskutuan për situatën aktuale për të sinkronizuar çdo përpjekje për të mbështetur dialogun në kuadër të mandateve përkatëse./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...