Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është nisur drejt Qeverisë së Kosovës.
Lajçak do të pritet nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Paraprakisht Lajçak është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Vizita e Lajçak në Prishtinë vjen dhjetë ditë pas atij të fundit të mbajtur në Bruksel me Shefin e Diplomacisë së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Në takimin trepalësh të 27 shkurtit, Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar në Bruksel që të mos ketë diskutime shtesë në lidhje me propozimin e BE-së./Njeshi/