10.5 C
Pec
E shtunë, 25 Mars, 2023

Pas tragjedisë në brigjet italiane, gjenden 5 trupa të tjerë, mes të cilëve dy fëmijë

Pesë trupa të tjerë të pajetë u gjetën në zonën e fundosjes së anijes së emigrantëve që ndodhi më 26 shkurt në Steccato di Cutro (Crotone). Bëhet fjalë për një vajzë rreth 3 vjeç, një djalë nga 7 deri në 8 vjeç dhe tre të rritur, dy burra dhe një grua, mosha e të cilëve ende nuk dihet.

Trupi i fëmijës u identifikua në Praialonga. Kështu numri i të miturve që humbën jetën nga mbytja e anijes shkon në 35 dhe ata të grupmoshës 0-12 vjeç shkon në  26.

Nga ana tjetër janë konfirmuar 86 viktima nga fundosja e anijes.

Mjeku ligjor dhe ekspertët e policisë shkencore shkuan në vendin e gjetjeve të fundit për të konstatuar moshën e viktimave./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...