Skuadra e KB Pejës ka shënuar fitore në Superligën e Kosovës pas tri humbjeve radhazi.
Në Palestrën “Karagaqi”, Peja mposhti 75-68 Vëllaznimin e Gjakovës.
Basketbollisti më i mirë te Peja ishte Musab Mala që realizoi 14 pikë, bëri shtatë asiste dhe dy kërcime.
Kurse te skuadra mysafire më i miri në fushë ishte Trey Andreson me 18 pikë dhe tetë kërcime.
Kujtojmë që për Pejën kjo ishte fitorja e parë pas tri ndeshejve radhazi në Superligën e Kosovës./Njeshi/