4.5 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Pas vënjes së taksës, importi i prodhimeve nga Sërbia, ka rënë për 100 ndërsa nga Bosnja, 20 milion euro.

Drejtori i doganave të Kosovës, Bahri Berisha, ka deklaruar se për tre muaj sa është vënë taksa 100% në prodhimet nga Sëbria dhe Bosnja e Hercegovina në Kosovë, për 120 milion euro ka rënë importi nga këto vende.

Sipas informacioneve të ofruara nga Doganat e Kosovës, prodhimet nga këto dy vende fqinje janë zëvendësuar kryesisht nga Shqipëria dhe Maqedonia, por edhe vendet të tjera siq është rasti i Kanadasë, prej nga tash po importohen drithërat, të cilat para vënjës së taksës janë importuar nga Sërbia.

Nga vlerësimet e bëra del që ende importi nga Shqipëria, nuk ka arritë nivelin e dëshirur, madje për këto tre muaj ka rënjë të importit të disa artikujve nga Shqipëria, krahasuar me kohën para vënjës së taksës ndaj prodhimeve të Sërbisë dhe Bosnjës.

Afaristët Kosovarë kanë vlerësuar se brenda 3 muajve ka ngritje të prodhimit dhe hapje të vendeve të reja të punës në Kosovë. Ndërsa tregëtarët kanë filluar të gjejnë furnizime të tjera dhe interesimi për madhërat nga Sërbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka rënë dukshëm nga konsumatorët.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...