Autobota e brigadës së Zjarrëfikësve të Pejës, e angazhuar nga institucionet përkatëse ka filluar pastrimin e sheshit të qytetit, pas vërshimeve që ndodhën pasditen e djeshme nga një rrebesh shiu që nxori nga shtrati kanalin e ‘Çokolices’.
Instituciuonet komunale të Pejës thanë se situata u kthye në kontroll menjëherë, derisa partitë opozitare AAK e VV shfaqën shqetësimet e tyre për siç thanë, mos-menaxhim të duhur të gjendjes.
Ankesa u shfaqën edhe nga banorë të disa Bashkësive Territoriale në qytet, veçanërisht atyre nga B.T. ‘Asllan çeshme’./Njeshi/