8.7 C
Pec
E martë, 5 Nëntor, 2024

Pas vrasjes së liderit të Hamasit, Harris kërkon që Izraeli t’i jep fund luftës në Gaza

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.

“Çdo terrorist që vret amerikanë, kërcënon popullin amerikan apo kërcënon trupat tona ose interesat tona, dijeni këtë: ne gjithmonë do t’ju sjellim para drejtësisë”, pohoi 59-vjeçarja.

Ajo shton se Izraeli ka “të drejtën të mbrohet” dhe kërcënimi që Hamasi paraqet për vendin duhet të “eliminohet”, shkruan skynews.

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së thotë se vdekja e Sinwarit është “progres i qartë drejt këtij qëllimi”.

“Hamasi është shkatërruar dhe drejtuesit e tij janë eliminuar. Ky moment na jep një mundësi për të përfunduar përfundimisht luftën në Gaza”, deklaroi Harris.

Ajo shton se lufta duhet të përfundojë me sigurinë e Izraelit, me lirimin e pengjeve, me përfundimin e vuajtjeve në Gaza dhe me popullin palestinez që të realizojë “të drejtën e dinjitetit”.

“Është koha që dita pasardhëse të fillojë pa Hamas në pushtet. Ne nuk do të heqim dorë nga këto qëllime dhe gjithmonë do të punoj për të krijuar një të ardhme paqësore, të denjitoze dhe të sigurt për të gjithë”, përfundoi Harris.

Ndërkohë presidenti amerikan, Joe Biden e ka cilësuar vrasjen e Yahya Sinwarit një “ditë të mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën”, raporton skynews.

Ai shtoi se përdorimi i tuneleve nëntokësore nga Hamasi do të thotë se “rrallë ka pasur një fushatë ushtarake si kjo”, por vdekja e Sinwarit dëshmon “asnjë terrorist në asnjë vend në botë nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë”.

“Për miqtë e mi izraelitë, kjo është pa dyshim një ditë lehtësimi dhe kujtimi, e ngjashme me skenat e dëshmuara në të gjithë Shtetet e Bashkuara pasi presidenti Obama urdhëroi vrasjen e Osama Bin Ladenit në vitin 2011”, tha Biden.

Ndryshe, Sinwar është raportuar se ka qenë arkitekti i sulmit terrorist të 7 tetorit të vitit të kaluar, kur mbetën të vdekur rreth 1200 persona./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...