2.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Pasagjerët të tmerruar nga turbulencat, brenda aeroplanit ku gjërat binin në dysheme

Një aeroplan i Scandinavian Airlines për në Miami u detyrua të kthehej në Evropë të enjten pasi u përball me turbulenca të forta mbi Grenlandë, sipas linjës ajrore.

Asnjë lëndim i rëndë nuk u raportua mes pasagjerëve ose ekuipazhit në fluturimin SK957, tha linja ajrore.

Në bordin e aeroplan ndodheshin 254 pasagjerë, thuhet në deklaratë.

Aeroplani u ridrejtua në aeroportin e Kopenhagës në Danimarkë ku do t’i nënshtrohet një inspektimi, sipas linjës ajrore.

“Pas një turbulence të tillë, procedurat standarde të sigurisë kërkojnë një inspektim të plotë të aeroplanit”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë imazhet në mediat sociale tregojnë sende të shpërndara në dyshemenë e aeroplanit për shkak të turbulencës.

Një pasagjer, Sammy Solstad, i tha CNN se ndihet me fat që është gjallë.

“Të gjithë në aeroplan po luteshin dhe kërkonin që aeroplani të ulej, në vend se të fluturonte mbi det të hapur”, tha Solstad.

Pasagjerët u takuan nga një “ekip i ndihmës speciale” pas mbërritjes në Kopenhagë, ku ata “u ndihmuan me rezervimin e ri”, thuhet në deklaratë.

Pasagjerët u vendosën në një hotel gjatë natës dhe tani janë rezervuar në fluturime të tjera, sipas linjës ajrore. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...