13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Pasojat e tërmetit në Tajvan, që po konsiderohet si më i fuqishmi në 25 vitet e fundit

Një tërmet tejet i fuqishëm ka goditur sot Tajvanin, ku sipas ekspertëve ishte 7.2 magnitudë.

Rajoni që u godit më së shumti ishte ai pranë qytetit Hualien, ku nuk mbeti pothuajse as edhe një objekt pa u dëmtuar të paktën pjesërisht.

Nga lëkundjet e fuqishme janë lënduar qindra persona dhe nëntë tjerë kanë humbur jetën. Madje qindra mijëra shtëpi mbetën pa energji elektrike.

Video të ndryshme amatore tregojnë sesi ndërtesat shumëkatëshe lëkundeshin sikur të ishin të punuar nga letra – ku disa prej tyre janë shembur – e një ka mbetur e varur në këndin 45 shkallë.

Edhe ura të shumta u shkatërruan, kurse pati rrëshqitje dheu – kryesisht në qytetin Hualien dhe në periferi të tij.

Pamjet nga terreni janë vërtetë rrëqethëse që ngjajnë me skenat “apokaliptike” të filmave të Hollywood-it, ku pothuajse gjithçka lëkundet dhe shkatërrohet. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...