Pauline Quirke është diagnostikuar me demencë dhe do të largohet përfundimisht nga aktrimit, ka konfirmuar bashkëshorti i saj.
65-vjeçarja është e njohur për rolin e saj në serialin “Birds Of a Feather”, duke luajtur Sharon Theodopopodous përballë Linda Robson, e cila luante motrën e saj Tracey.
Steve Sheen, i cili ka qenë i martuar me Quirke që nga viti 1996, tha se ajo është diagnostikuar me këtë gjendje në vitin 2021.
Në një deklaratë, ai tha se ishte “zemërthyer” që ajo po tërhiqej nga detyrat e saj profesionale dhe tregtare për shkak të diagnozës së saj.
“Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e kolegëve të saj, publikut dhe stafit të përkushtuar. Ne kërkojmë me dashamirësi privatësi dhe mirëkuptim për Pauline dhe familjen tonë gjatë kësaj kohe të vështirë.
Pauline thjesht dëshiron të kalojë kohë me familjen, fëmijët dhe nipërit e saj”, ka thënë bashkëshorti i aktores./Njeshi/