21 C
Pec
E hënë, 12 Prill, 2021

PD arrin marrëveshje për koalicionin, “Aleanca për Ndryshim” garon me 14 parti

14 forca politike të udhëhequra nga Partia Demokratike do të jenë pjesë e koalicionit “Aleanca për Ndryshim”. Koalicioni do të ketë në përbërje dhe partinë e ish-Presidentit, Bamir Topi, Fryma e Re Demokratike.

Gjithashtu në përpjekje për të maksimalizuar votën, Lulzim Basha ka afruar dhe Ballin Kombëtar Demokrat, edhe pse kryetari i kësaj partie shkeli vendimin për të djegur mandatet.

Ndërsa Basha ia ka dalë që të bëjë pjesë të koalicionit FRD-në e Topit, më vete në këto zgjedhje do të garojnë Bindja Demokratike e Astrit Patozit dhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit.

Aleatët e PD do të kenë kandidatë të përfshirë në listën e përbashkët. Deri tani është vendosur që kreu i PAA, Agron Duka do të jetë i dyti në Durrës, raporton gazetari Renaldo Salianji.

Ndërsa kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi do të jetë në pjesën e emrave të sigurt në listën e Qarkut të Tiranës. Një vend të garantuar do të ketë edhe PDK e Nard Ndokës.

Ndërkohë PR e Fatmir Mediut ende nuk dihet se sa kandidatë do të jetë në pjesën e sigurt, gjithashtu as për PDIU nuk ka ndonjë vendim.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi thotë se partia e tij ka 50 mijë vota dhe ato duhet të përkthehen në mandate.

Afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhjet e 25 prillit është mesnata e së mërkurës dhe ai autorizuar për të dorëzuar listën pranë KQZ për PD është Ivi Kaso.

Koalicioni “Aleanca për Ndryshim”:

PARTIA DEMOKRATIKE

Lulzim BASHA

PARTIA REPUBLIKANE

Fatmir MEDIU

PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET

Shpëtim IDRIZI

PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR

Dashamir SHEHI

PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Vangjel DULE

PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE

Agron DUKA

PARTIA DEMOKRISTIANE

Nard Ndoka

PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE

Bamir TOPI

PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT

Arian STAROVA

PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT

Artur ROSHI

PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT

Ylber VALTERI

PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL

Mustafa LICI

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT

Shpëtim Axhami

PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE

Dhimitër Muslia

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...