27.5 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

PD i kërkon KQZ-së hetim administrativ: Mungojnë 130 mijë fletëvotime

Opozita në Shqipëri ka kërkuar nisjen e një hetimi administrativ nga KQZ  dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në gjithë vendin.

Përmes kërkesës dërguar KQZ, PD-ASHM ka shprehur shqetësimin KQZ-së për rreth 130 mijë fletëvotime që mungojnë.

Gjithashtu, PD kërkon sqarime të detajuara mbi këtë situatë faktike, për të treguar qartë vendndodhjen dhe trajtimin e mbi 130.000 fletëve të votimit, pasi nuk përputhet numri total i fletëve të prodhuara me shumën e atyre të përdorura, të papërdorura e të dëmtuara./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...