Partia Demokratike zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar në orën 12:00, për të diskutuar në lidhje me aksionin për ditën e nesërme në seancën e radhës plenare.
Në shenjë proteste për burgosjen e Ervin Salianjit, deputetët e opozitës bllokuan punimet e seancës plenare të së hënës. Ata hodhën sende drejt kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe jashtë godinës dogjën karriget e tyre.
Në lidhje me sjelljen e tyre në parlament, ditën e djeshme, policia e Tiranës, çoi në SPAK 23 deputetë të opozitës, të përfshirë në tensionet e së hënës. /Njeshi/