4.4 C
Pec
E martë, 11 Shkurt, 2025

PD me protestë kombëtare më 8 shkurt, Berisha: Më e madhja që ka njohur Shqipëria!

Më 8 shkurt, opozita në Shqipëri do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediet.

“Çdo ditë që kalon me këtë kryekriminel është ndëshkim për çdo qytetar shqiptar, PD e cila prej kohësh ka shpallur mos-bindje civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, më 8 shkurt fton në protestën më të madhe kombëtare që ka njohur Shqipëria për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelësh që nuk njohin as normë e moral. Ftoj shqiptarët të shtunën me 8 shkurt, e gjitha Shqipëria zbret në Tiranë, e gjithë Tirana në rrugë kundër regjimit që i ka bërë Shqipërisë dëmet më të mëdha në histori”, ka thënë ai.

Detajet e protestës nuk dihen ende, por Berisha deklaroi se do të njoftohen së shpejti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...