15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

PD në Shqipëri reagon: Putini i vogël Vuçiq ka bërë akt albanofob racist

Ish-kryeministri Sali Berisha me Partinë Demokratike kanë reaguar pas shkarkimit të Kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi nga ana e Presidentit serb Aleksander Vuçiq. PD në një deklaratë për media thotë se e dënon me forcë këtë akt albanofob racist të Putinit të vogël.

Deklarata e PD-së, pa ndërhyrje:

Akt brutal albanofob i putinit të vogël Vuçiç.
Presidenti i serbomadhisë Alekseandër Vuçiç në një akt albanofobik primitiv, shkarkoi në kundershtim me ligjin dhe Kushtetutën e Serbisë, Kryetarin e Komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifi vetëm e vetëm se ai vendosi në dritare të Komunës flamurin kombëtar shqiptar. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt albanofob racist të Putinit të vogël ndaj kryetarit të zgjedhur me votën e qytetarëve të Komunës së Preshevës z. Arifi dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcë këtë akt brutal antidemokratik të serbomadhit Vuçiç si një akt të mirëfilltë destabilzues që shpreh urrejtjen e tij primitive ndaj simboleve dhe identitetit të kombit shqiptar. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...