24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

PDK anëtarësohet në rrjetin e Partive Liberale të Evropës Juglindore

Partia Demokratike e Kosovës zyrtarisht sot është bërë pjesë e Organizatës së Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN).

Në takimin e Komitetit Drejtues të Rrjetit Liberal të Evropës Juglindore, të mbajtur sot në Sarajevë, PDK-ja është pranuar në këtë organizatë me të drejta të plota, njofton Klankosova.tv.

LIBSEEN është organizatë që bashkon rreth vetes partitë liberale nga Evropa Juglindore dhe është pjesë e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE).

Në themelin dhe strukturën e saj, LIBSEEN promovon vizionin që mbështetë Bashkimin Evropian si konstruksion politik, shoqëror e demokratik, duke përqafuar vlerat e përbashkëta dhe angazhohet për integrimin sa më të shpejtë të Evropës Juglindore në BE.

“Anëtarësimi i Partisë Demokratike të Kosovës në LIBSEEN ofron një platformë të re në vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe avancimin edhe të mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal. Në të njëjtën kohë, edhe ky hap për PDK-në është në vazhdën e reformave rrënjësore që Partia Demokratike e Kosovës po zhvillon drejt avancimit të demokracisë dhe fuqizimit të vlerave evropiane në Kosovë dhe Rajon” thuhet një njoftimin e PDK-së.

Anëtarësimi i PDK-së në LIBSEEN ka ardhur si rezultat i vendimmarrjes së Këshillit Drejtues ku është vendosur që PDK të anëtarësohet në të gjitha organizatat e partive liberale. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...