Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bëri homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit si dhe u nënshkrua në librin e zisë.
Babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, vdiq të dielën pasi për një kohë qëndroi i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje Hashim Thaçit që të marrë pjesë në varrimin e babait të vet.
Sipas Krasniqit, kjo është e padrejtë dhe e papranueshme.
“Është një humbje e cila bëhet edhe më rëndë sidomos për shkak të mungesës së presidentit Thaçi që nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Së paku në fund të jetës së bacës Haxhi ai e pati mundësinë ta shoh edhe njëherë por besoj që është krejtësisht e padrejtë dhe e papranueshme, dhe e paarsyeshme, mungesa e presidentit Thaçi sot në varrimin e babait të tij”, tha Krasniqi të martën pas homazheve në Skenderaj. /Njeshi/