27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

PDK dhe VV kundër “Planit Zhvillimor Komunal”, lëshojnë seancën në Komunën e Prishtinës

PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë vendosur ta lëshojnë seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, pasi në rend ditë është vendosur Plani Zhvillimor Komunal.

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka thënë se është kundër një plani të tillë, ndërkohë nga PDK kanë thënë se e konsiderojnë në kundërshtim me ligjin “Planin Zhvillimor Komunal”.

“Ky plan ka të meta. Përcakton zhvillimin e Prishtinës për 10 vjetët e ardhshme. Plani i propozuar është marrë në dyer të mbyllura. Dokumenti si i tillë është joligjor, për arsye që nuk ka kaluar ligjshmërinë nga organi kompetent qe është Ministria. Plani është nga qeveria e Shpend Ahmetit, dokumenti si i tillë i sjellë këtu ka pasur devijime. Pra jemi duke folur për një dokument qe ka një mori shkeljesh procedurale dhe ligjore. Plani Zhvillimor Komunal është bërë pa analizë paraprake. Vijat ndërtimore pa analizë, hartat ekzistuese nuk janë më përputhje me standardet vendore dhe urbane. Prandaj ne si grup i këshilltarëve qëndrojmë kundër këtij plani te paligjshëm”, ka thënë Retkoceri para se të dy partitë opozitare të dalin nga seanca. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...