2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

PDK-ja e dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë: Ka bazë të mirë për ta shfuqizuar

Partia Demokratike e Kosovës, e ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se Kushtetuesja ka bazë të mirë që këtë ligj jo vetëm ta pezullojë, por edhe ta shfuqizojë.

“Në katër pika të shkeljes së këtij ligji  do ta paraqesim në Gjykatë. Ne mendojmë që Gjykata Kushtetuese ka bazë të mirë jo vetëm ta pezullojë por edhe ta shfuqizojë Ligjin për Paga”, tha Lushtaku para mediave.

Para një jave, vet[ Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, paralajmëroi se do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Krasniqi tha se ky Ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.

“Si përfundim, ky ligj ka vetëm një qëllim: duke shkelur mbi djersën dhe kontributin e zyrtarëve të ndershëm publikë, Qeveria Kurti synon të shkatërrojë gjithçka që është arritur deri më sot dhe t’i hapë rrugë punësimit masiv të militantëve partiakë, si metodë për të vënë shtetin nën kontrollin e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjithsesi, përballë këtyre tendencave kundërkushtetuese, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të qëndrojë duarkryq. Ne do ta kundërshtojmë dhe do ta dërgojmë atë në Gjykatën Kushtetuese, ku, duke besuar në drejtësi, presim rrëzimin e padiskutueshëm të tij”, kishte thënë Krasniqi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...