26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

PDK-ja me akuza të rënda ndaj Përparim Ramës: E turpshme dhe jashtëligjore

Negocimin mes LDK-së e LVV-së në Prishtinë për koeficientin në tokën 15-hektarëshe rreth Stacionit të Autobusëve, e quajti “pazar i akshamit” partia opozitare PDK.

Asamblistë të kësaj partie, të shqetësuar lëshuan sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, kështu duke refuzuar që të marrin pjesë në votimin mbi planin rregullativ për lagjen e Kalabrisë.

Të turpshme e madje edhe jashtëligjore e quajtën gjithë këtë proces edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Deputetja Eliza Hoxha tha se nuk është detyrë e asamblistëve që të negociojnë numra e koeficiente, por aty ndodhen për të mbrojtur interesat e qytetarëve që përfaqësojnë.

Hoxha shtoi se veprimet e kryetarit Rama i cilëson si të turpshme dhe aspak të përshtatshme për një kryetar kryeqyteti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...