E mërkura e 18 shtatorit, s’ishte e hajrit për buxhetin e Prishtinës. Më e mirë për kuletën e kryeqytetit s’doli të jetë as e hëna e fundit e shtatorit, kjo meqë dështoi sërish votimi i buxhetit për vitin e ardhshëm. Në seancën e parë, dy partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje e PDK, lëshuan sallën e kuvendit komunal. Mirëpo në të dytën, Partia Demokratike, as nuk e bëri heasp seancën e jashtëzakonshme për të ardhurat e Prishtinës për 2025-ën, ngase ata kërkesat veçse i kishin të qarta, në seancën e parë kur kërkuan që “ky proces të trajtohet me transparencë dhe llogaridhënie para qytetarëve”.
LVV, as kësaj here nuk u bind për votimin e projekt buxhetit për vitin e ardhshëm, këta madje edhe akuzuan Kryetarin Rama, për pazare në zhvillimin e kryeqendrës së vendit. Sipas Gëzim Sveçlës, shef i kësaj partie në Prishtinë, kësaj të fundit, ky buxhet nuk i shërben aspak. Andaj sikurse bashkë opozitarët e tyre, edhe këta, kërkuan reflektim mbi këtë ceshtje nga ekzekutivi prishtinas, për çka edhe vendosën sërish të lëshojnë seancën.
Mungesa e kuorumit për herë të dytë, e dështoi votimin e buxhetit 128 milionë euro, për vitin pasuese, kështu kjo temë e nxehtë u bart për një datë tjetër të pacaktuar. Derisa, njohësit e pushtetit lokal, më saktë hulumtuesi i Instituti GAP, Bekim Salihu, ka alarmuar se kryeqyteti mund t’i humbasë 9 milionë euro nga zvarritja e votimit të buxhetit. /Njeshi/