18.8 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

PDK-ja pranon ftesën e Kurtit, por takimin e lidh me zgjedhje të reja

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti, për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror. Në këtë takim do të marrë pjesë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se në këtë takim pjesëmarrja e Krasniqit do të jetë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja.

“Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën dhe mund ta konfirmoj që Kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim. Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, ka thënë Abdullahu për EO.

Ftesë të ngjashme kanë marrë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Por ende s’kanë vendosur nëse do të shkojnë në takim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...